Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës baltovinë
baltovinë:

baltóvin/ë,-a f. sh. -a(t) baltak; / sh. balturina.

Sinonime / Të përafërta:
balturina
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...nga e djathta. Ku të çon kjo rrugë fushe? - Në tokat e fermës fqinjë. - Të provojmë njëherë këndej. - Është e kotë. - Ç'baltë! - Sidoqoftë, duhet provuar njëherë nga e djathta. - Kjo rrugë fushe s'ka për të na nxjerrë asgjëkund. - Ky nuk është kërkim, ky është panik. - Çfarë the? - Baltovinë e mallkuar. - Mbetëm në vend. Zërat e tyre të shqetësuar largoheshin bashkë me hapat nëpër fushë. KREU I TRETË Pas tri javësh u kthyen. Ishte mbrëmje. Vetura ngjyrë bari u ndal përpara hyrjes së hotel “Dajtit”, nën pishat e larta. Gjenerali zbriti i pari. Kishte një pamje të lodhur...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
balturinë:

balturín/ë,-a f. kryes. sh. -a(t) 1. copëra balte, baltëra. 2. baltore; sende prej balte.

baltinë:

baltín/ë,-a f. sh. -a(t) baltak.