Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës baltemë
baltemë:

baltém/ë (i), -e (e) mb. 1. i squllët si baltë: dardhë e balteme. 2. fig. i pashije, i bartë: gjellë e balteme.

baltemë:

baltém-ë, -a f. sh. -a(t) gjellë a diçka tjetër pa shije.

Të ngjashme:
zbaltem:

zbált/em vetv., -a (u), -ur 1. ha pak, njom gojën, fut diçka në gojë. 2. v. III humbet shijen, bëhet pa shije: u zbalt gjella.

baltet:

bált/et vetv. v. III, -(u), -ur 1. squllet si baltë. 2. fig. humbet shijen, baritet.

baltim:

baltím,-i m. 1. veprimi sipas foljeve. 2. shije e keqe që ndiejmë në gojë.

baltë:

balt/ë,-a f. sh. -a(t) dhe -ëra(t) 1. dhe i squllët; vend me dhe të tillë; deltinë e njomë për tulla, enë etj.; lym: baltë e kuqe; baltë e bardhë (baltë kreu) lloj deltine e bardheme, botë; poçe (tavë) balte; ngeci në baltë; këmbë për baltë, gojë për mjaltë (fj. u.) ai që punon, ka edhe të hajë. 2. edhe fig., lëndë, brumë për diçka: baltë xhamash lëndë e posaçme si brumë për të zënë anët e xhamave; baltë e dobët (fig.) njeri jo i fortë. 3. tokë, truall, dhe; / poet. toka mëmë, atdheu: ka lindur në këtë baltë. 4. fundërri, llum; papastërti: balta e veshit; / fig. keq. gjë pa vlerë; diçka e pandershme, e ndyrë: balta e turpit. 5. gjendje e vështirë, hall; gjendje e keqe a poshtëruese: ra (ngeci) në baltë; e nxori nga balta; i zoti e nxjerr gomarin nga balta (fj. u.).