Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës balte
baltë:

balt/ë,-a f. sh. -a(t) dhe -ëra(t) 1. dhe i squllët; vend me dhe të tillë; deltinë e njomë për tulla, enë etj.; lym: baltë e kuqe; baltë e bardhë (baltë kreu) lloj deltine e bardheme, botë; poçe (tavë) balte; ngeci në baltë; këmbë për baltë, gojë për mjaltë (fj. u.) ai që punon, ka edhe të hajë. 2. edhe fig., lëndë, brumë për diçka: baltë xhamash lëndë e posaçme si brumë për të zënë anët e xhamave; baltë e dobët (fig.) njeri jo i fortë. 3. tokë, truall, dhe; / poet. toka mëmë, atdheu: ka lindur në këtë baltë. 4. fundërri, llum; papastërti: balta e veshit; / fig. keq. gjë pa vlerë; diçka e pandershme, e ndyrë: balta e turpit. 5. gjendje e vështirë, hall; gjendje e keqe a poshtëruese: ra (ngeci) në baltë; e nxori nga balta; i zoti e nxjerr gomarin nga balta (fj. u.).

baltë:

báltë (i, e) [báltër (i, e)] mb. që është prej balte a si baltë: enë të balta.

Sinonime / Të përafërta:
lym
botë
tokë
dhe
atdheu
fundërri
llum
papastërti
hall
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Hollësitë ishin shënuar në nyjat 7 dhe 8 të shtojcës së katërt të marrëveshjes. Gjenerali ia kishte ngulur sytë grumbullit të plisave, që sa vinte, rritej në këmbët e punëtorit. Plisat ishin të zinj, të shkrifët dhe lëshonin avull. Ja ajo, toka e huaj, tha me vete. Tokë si çdo tokë. Po ajo baltë e zezë si kudo, po ata guralecë midis, po ato rrënjë barërash dhe po ai avull. E, megjithatë, e huaj. Prapa krahëve të tyre dëgjoheshin herë pas here makinat që shkonin me shpejtësi. Varreza gjendej ndanë udhës automobilistike, si shumica e varrezave të ushtarëve. Matanë kullosnin lopët dhe ...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...shkarravinave mbi rërë dhe s'bënte as gëk as mëk në praninë e tjetrit. Vetëm kur shestuesi mbyllej në barakë, të marrit i vinte gjuha. E, Gjelosh, i thoshin njerëzit, na trego si punon yt zot. Dhe Gjeloshi, tërë qejf, rrëmbente një shkop dhe fillonte të shkarraviste dheun me aq vërtik, saqë hidhte baltë e guraleca njëzet hapa larg. Ja, kështu punon, vu, vu, vu, ia bënte dhe gjithmonë e më vrullshëm gërryente tokën. Shestuesi iku ashtu siç erdhi, pa u parë. Një mëngjes. përpara kolibes së mbyllur me dryn vërtitej Gjeloshi i marrë Ai afronte kokën te vrimat, vështronte brenda një copë herë...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...dhe ishin një ose dy dhomëshe. Muret e tyre thureshin me thupra ose me kallama dhe lyheshin pastaj me baltë në njërën ose në të dy faqet e tyre. Dyshemetë ishin gjithashtu prej balte; në disa raste ato vendoseshin mbi shtroje trarësh për të izoluar lagështirën. Në Dunavec dhe në Maliq të Korçës janë zbuluar banime të ngritura mbi hunj (palafite). Mbi hunjtë vertikalë qëndronte një platformë prej trarësh të vendosur horizontalisht e mbi të ngriheshin banesat (kasollet) të shtruara me baltë. Palafiti i Maliqit ka qenë i rrethuar me një gardh që e mbronte nga vërshimi i ujit apo nga rreziqe të...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
balet:

balét,-i m. sh. -e(t) art. 1. arti i kërcimit me figura në skenë; / pjesë teatrale e shoqëruar me muzikë, që kërcehet me figura; muzika e kësaj pjese: baleti shqiptar; baleti klasik; balet në akull; shkollë baleti. 2. trupa që kërcen pjesë të tilla.

baltet:

bált/et vetv. v. III, -(u), -ur 1. squllet si baltë. 2. fig. humbet shijen, baritet.

balle:

ballé,-ja f. sh. -(të) pjesa e sipërme trekëndëshe e ballit të shtëpisë nën dy strehët anësore, balli.

baltës:

báltës,-e mb. që është i butë si baltë: pjepër baltës.