Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës baltak
baltak:

balták,-e mb. që ka shumë baltë; i qullët si baltë; baltanik: tokë baltake.

baltak:

balták,-u m. sh. -ë(t) vend me shumë baltë, baltishtë, baltovinë.

Sinonime / Të përafërta:
baltanik
baltovinë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ngjyrë kafe, të lumit. Zilet e kuajve përbri tyre tringëllijnë, edhe ato fare ultas, edhe zërat e kalamajve po ashtu, ndërsa pamja e trapit, me traparin e gërmuqët sipër tij, sa më shumë që afrohet, i brengos. Përreth është njëfarë shkretie: bregu i ulët i lumit, vendevende ranishtë, vende-vende baltak, zgjatet gjer tutje, i mbuluar aty-këtu me xunkth. Rreth e rrotull s'ka asnjë shtëpizë, madje as muret e famullisë sonë nuk duken, kurse bujtina më e afërt është ndonjë mijë hapa larg. Pranë trungjeve ku lidhet trapi gjatë natës, është një pllakë e hekurt ku, me shkronja të shtrembëra...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...duket, iu duk njeri i sjellë dhe filloi t'i shpjegonte, duke treguar herë pas here me dorë arkëmortin e punuar trashë, me dru lisi. - Dje i bëra tabutin dhe sot, që pa gdhirë, u nisëm për udhë, bashkë me nipin. Mezi sosëm që nga mulliri gjer këtu. Kënetishtë kudo. Gomari na u rrëzua dy herë në baltak, shih si është bërë. Prifti e dëgjonte me vëmendje. - Po ushtarin, ju e keni vrarë? - pyeti papritur me një zë të qetë, pa ia shqitur sytë. Fshatari bëri një lëvizje habie dhe hoqi llullën, si ta lironte gjuhën nga një pengesë. Pastaj qeshi në mënyrë të panatyrshme. - Je në vete? E...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
baltar:

baltár,-i m. sh. -ë(t) ai që gatuan baltë për tulla, për mure etj.

baltok:

baltók,-u m. sh. -ë(t) copë e pjekur balte, që vihet si këmbje nën tepsi; / rrotull balte që i vihet boshtit të qerthullit.

baltuk:

baltúk,-u m. sh. -ë(t) zool. peshk i vogël si shojza, me mustaqe, që rri në ujëra të ëmbla e me baltë.

batak:

baták,-u m. sh. -ë(t) 1. vend me ujë të ndenjur e me baltë; lerë, llucë: ngeci (ra) në batak; erë bataku. 2. fig. gjendje e amullt dhe e ndyrë; / fundërri, llum: ka rënë në batak ka rënë në llum; e la në batak e la në baltë.