Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës baltës
baltës:

báltës,-e mb. që është i butë si baltë: pjepër baltës.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...rrotulle, që ata i thoshin "çikrik". Gërvima e tij nuk pushonte as ditën as natën. Herë lëshonte poshtë gurët, të lidhur me konopë të trashë, herë kovat e mbushura me llaç. Gropat e gëlqeres ishin hapur aty pranë dhe një pjesë e ndërtuesve ishin krejt të zbardhur prej saj. Megjithatë ngjyra e baltës zotëronte ende mbi gjithçka. Te këmbët e urës punohej si në ethe. Në skelat prej druri, që rrethonin secilën prej gropave, kryemjeshtri kalonte orë të tëra, i ndjekur nga ndihmësit e vet. Nganjëherë kacavirreshin si djaj përmes trenjve të mbërthyer kryqthi, e nganjëherë, kur diqte zhegu...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...mirë. - S'e di, - tha specialisti. - Dyshoj se është infektuar. Në dorën e majtë ka një gërvishtje të vogël. - Infektim? - Gjenerali ngriti kryet. Specialisti doli. - Ç'të jetë? - pyeti gjenerali. - Edhe unë dyshoj për mahisje, - tha prifti. - Mbrëmë fytyra i kishte marrë ngjyrën e baltës. - Ç'prapësi! - Ka mundësi nga ndonjë kopsë e ndryshkur kapote ose nga ndonjë eshtër e thyer. - Por ai ishte punëtor me përvojë. Ai mësonte të tjerët si të gërmonin. - S'do ta ketë vënë re, - tha prifti. - Ndoshta, i ka pasur duart me baltë dhe nuk e ka vënë re gërvishtjen. - Do të ishte...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
baltos:

baltós kal., -a, -ur 1. përbalt. 2. ngjesh me këmbë dheun e njomë dhe e bëj baltë.

ballës:

bállës,-i m. sh. -(it) 1. balli i djepit. 2. kurrizi i dorës.

bartës:

bártës,-e mb., edhe si em., mbartës.

baltë:

balt/ë,-a f. sh. -a(t) dhe -ëra(t) 1. dhe i squllët; vend me dhe të tillë; deltinë e njomë për tulla, enë etj.; lym: baltë e kuqe; baltë e bardhë (baltë kreu) lloj deltine e bardheme, botë; poçe (tavë) balte; ngeci në baltë; këmbë për baltë, gojë për mjaltë (fj. u.) ai që punon, ka edhe të hajë. 2. edhe fig., lëndë, brumë për diçka: baltë xhamash lëndë e posaçme si brumë për të zënë anët e xhamave; baltë e dobët (fig.) njeri jo i fortë. 3. tokë, truall, dhe; / poet. toka mëmë, atdheu: ka lindur në këtë baltë. 4. fundërri, llum; papastërti: balta e veshit; / fig. keq. gjë pa vlerë; diçka e pandershme, e ndyrë: balta e turpit. 5. gjendje e vështirë, hall; gjendje e keqe a poshtëruese: ra (ngeci) në baltë; e nxori nga balta; i zoti e nxjerr gomarin nga balta (fj. u.).

baltë:

báltë (i, e) [báltër (i, e)] mb. që është prej balte a si baltë: enë të balta.