Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës balsamt
Të ngjashme:
balsamtë:

balsámtë (i, e) mb. që përmban balsam; që ka vetitë e balsamit: erë e balsamtë.

balsam:

balsám,-i m. 1. bot. balç. 2. lëng me erë të mirë i disa drurëve, që përdoret në teknikë e në mjekësi. 3. fig. diçka që zbut dhembjen, ngushëllim: fjala iu bë balsam.

balsamoj:

balsam/ój kal., -óva, -úar 1. lyej me balsam a me lëndë tjetër një të vdekur ose një kafshë a shpend të ngordhur që të mos prishet. 2. fig. i zbut dhembjen dikujt, e ngushëlloj. / pës. balsamóhem.

balsamos:

balsamós kal., -a, -ur balsamoj. / pës. balsamósem.

balsamim:

balsamím,-i m. veprimi sipas foljes.

balast:

balást,-i m. libr. 1. ngarkesë zhavorri, rëre etj., që vihet në anije e aerostate për të rregulluar nivelin e zhytjes ose të ngjitjes. 2. fig. ngarkesë e panevojshme, barrë e kotë.