Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës balone
balonë:

balón/ë,-a f. sh. -a(t) 1. mjet fluturimi prej pëlhure, i fryrë me gaz të lehtë dhe i pajisur me aerostat: balonë meteorologjike; / bised. aeroplan. 2. lodër fëmijësh me fije kallamash e letër të hollë, që ngrihet në ajër: bishti (peri) i balonës. 3. spec. enë qelqi a metali si rruzull, që përdoret për lëngje ose për gaze: balonë me oksigjen.

Sinonime / Të përafërta:
aeroplan
Të ngjashme:
balenë:

balén/ë,-a f. sh. -a(t) zool. kafshë gjitare e deteve dhe e oqeaneve, shumë e madhe e si peshk, që gjuhet për mishin e dhjamin e saj: balena polare (e kaltër).

babune:

babún/e,-ia f. sh. -e(t) karroqe.

balosh:

balósh,-e mb., edhe si em., balash1.

baltore:

baltór/e,-ja f. sh. -e(t) 1. enë balte, balturinë. 2. baltishtë.

ballje:

bállj/e,-a f. sh. -e(t) etnogr. rrip prej lëkure të bardhë a të zezë, që e lidhin gratë mbi ballë në shenjë zie.