Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës balluke
balluke:

ballúk/e,-ja f. sh. -e(t) tufë flokësh që bie mbi ballë; kryes. sh. flokët e ballit; flokë: preu balluket; ka lënë balluke.

balluk:

ballúk,-u m. sh. -ë(t) balli i samarit.

Sinonime / Të përafërta:
flokë
Të ngjashme:
balltuke:

balltúk/e,-ja f.sh. -e(t) sëpatë a shat me teh të gjerë.

ballkë:

bállk/ë,-a f. sh. -a(t) kumbull me kokrra të gjata e të kuqërreme.

balltje:

bálltj/e,-a f. sh -e(t) sëpatë e madhe me qafë të gjatë; latë.

ballore:

ballór,-e, -ja f. sh. -e(t) 1. lesë që vihet përpara a në fund të shtratit të qerres për të mbajtur ngarkesën: ballore kallamash. 2. balli i shtëpisë, i djepit etj. 3. etnogr. ballcë.