Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës balltje
balltje:

bálltj/e,-a f. sh -e(t) sëpatë e madhe me qafë të gjatë; latë.

Sinonime / Të përafërta:
latë
Të ngjashme:
ballje:

bállj/e,-a f. sh. -e(t) etnogr. rrip prej lëkure të bardhë a të zezë, që e lidhin gratë mbi ballë në shenjë zie.

balltuke:

balltúk/e,-ja f.sh. -e(t) sëpatë a shat me teh të gjerë.

balluke:

ballúk/e,-ja f. sh. -e(t) tufë flokësh që bie mbi ballë; kryes. sh. flokët e ballit; flokë: preu balluket; ka lënë balluke.

kallaje:

kalláj/e,-a f. sh. -e(t) enë e vogël prej bakri, e kallajisur, që përdoret për të pirë ujë, qumësht etj.; / në sh. enë të kallajisura ose që mund të kallajisen.

ballore:

ballór,-e, -ja f. sh. -e(t) 1. lesë që vihet përpara a në fund të shtratit të qerres për të mbajtur ngarkesën: ballore kallamash. 2. balli i shtëpisë, i djepit etj. 3. etnogr. ballcë.