Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ballosh
ballosh:

ballósh,-e mb., edhe si em., ballëgjerë.

Sinonime / Të përafërta:
ballëgjerë
Të ngjashme:
pallosh:

pallósh,-e mb., edhe si em., bised. 1. trupmadh. 2. fig. keq. kokëtrashë; leshko.

balosh:

balósh,-e mb., edhe si em., balash1.

baldosë:

baldós/ë,-a f. sh. -a(t) zool. kafshë gjitare mishngrënëse, me trup të vogël e me qime të murrme, që e bën strofkën në dhe; dosëbalë, vjedhull.

ballist:

ballíst,-i m. sh. -ë(t) hist. anëtar i Ballit Kombëtar (organizatë politike shqiptare gjatë Luftës Nacionalçlirimtare).

barkosh:

barkósh,-e mb., edhe si em., barkashor.