Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ballor
ballor:

ballór,-e mb. 1. anat. që lidhet me ballin, i ballit: kocka ballore. 2. që ndodhet në radhët e para a në ballë: faqja ballore e ndërtesës. 3. që bëhet ballë për ballë; që bëhet në ballë të gjerë: mësymje ballore.

ballor:

ballór,-i m. sh. -ë(t) 1. kocka e ballit. 2. fig. pjesa më e zgjedhur, ajka, balli.

Në literaturë:
Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...Kritikë të huaj të artit bizantin e kanë quajtur « Xhokonda shqiptare ». Kjo ikonë evokon traditën e pasur të shkollës së Ohrit. Engjëlli Mihali kompozuar në plan ballor e 320 ...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...XII, tre shekuj para pushtimit osman, që kanë mundur të ruhen deri më sot janë të pakta. Në këto ikona pasqyrohet stili i pastër bizantin, ku figurat pothuajse janë me qëndrim ballor dhe monumental, me lëvizje të kursyera dhe me stolisje në veshje. Ikona më të bukura të kësaj periudhe janë Shën Maria me Krishtin e tipit Odigitria, që do të thotë se Maria parandien dhe parashikon atë që do t’i ndodhë birit të saj, si dhe ikonat Dyert e Bukura që janë gjetur në kishën e ...

Të ngjashme:
ballok:

ballók,-u m. shtegu i ballit.

zallor:

zallór,-e mb. që ka zall: tokë zallore; breg zallor.

ballore:

ballór,-e, -ja f. sh. -e(t) 1. lesë që vihet përpara a në fund të shtratit të qerres për të mbajtur ngarkesën: ballore kallamash. 2. balli i shtëpisë, i djepit etj. 3. etnogr. ballcë.

ballo:

bállo,-ja f. sh. -(t) mbrëmje vallëzimi; vallëzim: ballo me maska: fustan balloje.