Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ballnik
ballnik:

ballník,-u m. sh. -ë(t) 1. balli i fuçisë. 2. vjet. pjesa e përkrenares që mbronte ballin. 3. fundi i baqthit.

Të ngjashme:
ballanik:

ballaník,-u m. sh. -ë(t) balli i një ndërtese, i minierës etj.

babanik:

babaník,-u m. sh. -ë(t) bot. barishte me gjethe gjatoshe e të dhëmbëzuara, me lule të bardha, të verdha në të blertë ose të kuqe.

baltanik:

baltaník,-e mb. baltak.

ballanike:

ballaník/e,-ja f. sh. -e(t) dërrasë e gjerë për të mbuluar çatinë.

ballinë:

ballín/ë,-a f. sh. -a(t) 1. faqja kryesore e një shtëpie; pjesa e zbukuruar mbi derë a mbi dritare; parëse. 2. faqja e parë e një libri, që ka autorin, titullin etj.