Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ballkot
ballkot:

ballkót,-i m. bot. 1. barishte njëvjeçare, me lule të verdha të mbledhura si kalli në majë; bar peshku. 2. grurë me hala të gjata e me kokrra të bardha.

Të ngjashme:
ballkon:

ballkón,-i m. sh. -e(t) kthinë e vogël e një ndërtese, që del jashtë murit dhe që zakonisht rrethohet me parmakë: dera e ballkonit; / teatër. dhomëzat mbi plate për shikuesit.

ballist:

ballíst,-i m. sh. -ë(t) hist. anëtar i Ballit Kombëtar (organizatë politike shqiptare gjatë Luftës Nacionalçlirimtare).

mallkoj:

mallk/ój kal., -óva, -úar 1. i them dikujt a them për dikë fjalë të rënda, duke i dëshiruar fatkeqësi; nëm; e qortoj a e shaj për diçka; kund. bekoj; uroj: mallkonte veten për atë që bëri. 2. fet. e quaj dikë jashtë udhës së fesë; i jap dënimin e perëndisë; shkishëroj: kisha ka mallkuar heretikët. / pës. mallkóhem.

ballist:

ballíst,-e mb. që lidhet me Ballin Kombëtar a me ballistët, i Ballit Kombëtar a i ballistëve: çetë balliste.

ballkë:

bállk/ë,-a f. sh. -a(t) kumbull me kokrra të gjata e të kuqërreme.