Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ballkon
ballkon:

ballkón,-i m. sh. -e(t) kthinë e vogël e një ndërtese, që del jashtë murit dhe që zakonisht rrethohet me parmakë: dera e ballkonit; / teatër. dhomëzat mbi plate për shikuesit.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...gjenerali. Gjenerali e mblodhi shuk telegramin dhe e hodhi në dysheme. - A e dini? - tha. - Dyshoj se prifti im është spiun. - Mund të jetë. Por s'mund ta vë dorën në zjarr. Ata heshtën për një kohë të gjatë. Pas flegrave dukej diçka e turbullt, e bardhë. - Po gdhin, - tha gjenerallejtënanti. Nga ballkoni përjashta dëgjohej zhurma e butë e shiut. - U trembem telegrameve, - tha si i humbur gjenerallejtënanti. - Në to ka gjithmonë diçka të keqe dhe të fshehtë dhe diçka që nuk thuhet. Më kujtohet, në front, një oficer i shtabit mori telegram nga një miku i tij, i cili kishte kohë që kishte...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
ballkot:

ballkót,-i m. bot. 1. barishte njëvjeçare, me lule të verdha të mbledhura si kalli në majë; bar peshku. 2. grurë me hala të gjata e me kokrra të bardha.

ballgun:

ballgún,-i m. sh. -ë(t) bot. shpardh.

hallkan:

hallkán,-i m. sh. -ë(t) rreth hekuri që u vihet në qafë qenve të stanit.

kallkan:

kallkán,-i m. sh. -ë(t) 1. akull; hell akulli. 2. si mb. i ngrirë si akull, i akullt: është bërë kallkan ka ngrirë shumë; iu bënë këmbët kallkan iu ftohën këmbët dhe iu bënë si akull.

mallkoj:

mallk/ój kal., -óva, -úar 1. i them dikujt a them për dikë fjalë të rënda, duke i dëshiruar fatkeqësi; nëm; e qortoj a e shaj për diçka; kund. bekoj; uroj: mallkonte veten për atë që bëri. 2. fet. e quaj dikë jashtë udhës së fesë; i jap dënimin e perëndisë; shkishëroj: kisha ka mallkuar heretikët. / pës. mallkóhem.