Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ballke
ballkë:

bállk/ë,-a f. sh. -a(t) kumbull me kokrra të gjata e të kuqërreme.

Të ngjashme:
ballje:

bállj/e,-a f. sh. -e(t) etnogr. rrip prej lëkure të bardhë a të zezë, që e lidhin gratë mbi ballë në shenjë zie.

balluke:

ballúk/e,-ja f. sh. -e(t) tufë flokësh që bie mbi ballë; kryes. sh. flokët e ballit; flokë: preu balluket; ka lënë balluke.

balle:

ballé,-ja f. sh. -(të) pjesa e sipërme trekëndëshe e ballit të shtëpisë nën dy strehët anësore, balli.

ballcë:

bállc/ë,-a f. sh. -a(t) etnogr. kësulë e qëndisur grash, ballore; rrip cohe që lidhin gratë në ballë, ballore.

hallkë:

hállk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. secili nga rrathët metalikë të një zinxhiri; rreth që u vihet disa kafshëve në qafë; / kular: hallka e kaut; / krahin. lak. 2. kryes. sh. bised. pranga: i vuri hallkat. 3. fig. pjesë përbërëse e një sistemi etj.: hallkë kryesore (e rëndësishme).