Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ballkanik
ballkanik:

ballkaník,-e mb. që lidhet me Ballkanin ose me vendet, popujt e shtetet e tij, i Ballkanit a i ballkanasve: Gadishulli Ballkanik; popujt ballkanikë; lufta ballkanike (hist.); gjuhësia ballkanike.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

... Të dhënat e deriatëhershme dëshmojnë kështu se kultura neolitike në vendin tonë zhvillohet pa ndonjë ndërprerje dhe mbi një bazë autoktone. Njohuritë e deritanishme nuk janë të mjaftueshme për të përcaktuar se cilët ishin përfaqësuesit e grupeve apo të komplekseve më të gjera etnokulturore ballkanike të kësaj kohe. Mendimet e ndryshme sipas të cilave këto mund të kenë qenë ose jo popullsi indoevropiane mbeten ende të diskutueshme, sa kohë që të dhënat gjuhësore nga fusha e toponimisë së lashtë të Ballkanit është vështirë të përputhen me siguri me të dhënat arkeologjike. Në këto rrethana...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...domethënë të shkruai gënjeshtrën, ashtu siç dukej, dhe të vërtetën, ashtu siç nuk dukej, të shënoj ngjarjet e përditshme, që janë të rëndomta si gurët, dhe tmerret e mëdha, që janë afërsisht aq sa ç'është numri i harqeve të saj. Tani karvanet dhe karvanarët po e përhapin anembanë tokës së madhe ballkanike gojëdhënën e therorisë, që kinse u bë në këmbët e urës. Të paktë janë ata që e dinë se kjo nuk ishte një fli kushtuar orëve të ujit, por thjesht një krimi zakonshëm, dëshmitar i të cilit dhe i gjërave të tjera unë do të bëhem përpara mijëvjeçarit tonë. Them mijëvjeçarit, sepse kjo është nga...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...në letërsinë shqipe ashtu sikundër edhe në letërsitë e popujve të tjerë të Ballkanit, shfrytëzohet shpesh materja historike si mundësi e realizimit të domethënjeve me interes bashkëkohor, ashtu sikundër nuk është rastisje që pikërisht kështjellat dhe avllitë janë simbole të shpeshta të letërsive ballkanike. Qëllimi i Ismail Kadaresë pa dyshim nuk ka qenë të trajtojë një ngjarje historike apo të glorifikojë një personazh të historisë kombëtare, sado i madh dhe pozitiv qoftë roli i tij në të kaluarën e shqiptarëve, por të shtrojë një paralele alegorike — simbolike ndërmjet një periudhe të shkuar të...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
ballanik:

ballaník,-u m. sh. -ë(t) balli i një ndërtese, i minierës etj.

ballanike:

ballaník/e,-ja f. sh. -e(t) dërrasë e gjerë për të mbuluar çatinë.

ballkanas:

ballkanás,-i m. sh. -(it) banor vendës i Ballkanit ose me prejardhje nga Ballkani.

vullkanik:

vullkaník,-e mb. gjeol., gjeogr. që lidhet me vullkanin, i vullkanit; që del a që shkaktohet nga vullkani: vatër (qendër) vullkanike; shkëmbinj vullkanikë shkëmbinj shpërthimorë; tërmete vullkanike.

ballkanas:

ballkanás,-e mb. ballkanik.