Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ballkanas
ballkanas:

ballkanás,-i m. sh. -(it) banor vendës i Ballkanit ose me prejardhje nga Ballkani.

ballkanas:

ballkanás,-e mb. ballkanik.

Sinonime / Të përafërta:
ballkanik
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Për rrjedhojë, princi shqiptar u afrua me Republikën fqinje të Raguzës, që i rikonfirmoi qytetarinë raguzane, dhe me princ Llazarin e Rashës. Vajza e këtij të fundit u bë gruaja e Gjergjit. Në betejën e FushëDardanisë, më 1389, Gjergji II Balsha mori pjesë krahas krerëve të tjerë shqiptarë e ballkanas. Tre vjet më vonë, më 1392, në një përpjekje me forcat osmane Gjergji II Balsha ra rob i tyre dhe, kundrejt lirimit të tij, u lëshoi Shkodrën. Një vit më vonë, më 1393, Radik Gjurashi (Cërnojeviçi) i mori Balshës Buduën. Tashmë Gjergjit II i mbetën vetëm Ulqini dhe Tivari. Psikoza e pushtimit...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...gjitha viset e Ballkanit ushtritë turke po bëjnë manovra të mëdha për t'u kallur datën princave dhe dukëve që ende mëdyshen. E famshmja "Vija Arbanon", prej shtatë kështjellash, nga Shkodra në Lezhë, që mbronte Bizantin prej sllavëve, po troshitet. Vetë Bizanti e ka humbur toruan. Kryezotët ballkanas, shqiptarë, kroatë, grekë, serbë, rumunë. maqedonas e sllovenë dërgojnë kasnecët e tyre herë në drejtim të Venedikut, herë në atë të Turqisë, herë njëkohësisht në të dy drejtimet, për të zgjedhur midis të dy rreziqeve atë më të paktin. Tregojnë se nga një portë nisen lajmësit e nga tjetra hyjnë...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...prerë grurin. - Diçka më ka zënë veshi, - tha gjenerallejtënanti. - Me siguri, gëzohen që ne po heqim ushtarët. - Po. Varrezat e zgropëta i mbjellin menjëherë. - Kësaj i thonë të deheroizosh tokën, - tha tjetri. Gjenerali qeshi. - Deheroizim i tokës, hm. Përnjëmend, një gjë e habitshme për ballkanasit. Po ju, si i keni punët? - pyeti. - Keq, - tha tjetri. - Kemi më shumë se një vit e gjysmë që vërtitemi poshtë e lart e, megjithatë... - Ju keni disa vështirësi, ma keni thënë. - Po, madje të rënda,- tha gjenerallejtënanti, duke marrë frymë thellë. - Dhe sikur të mos mjaftonin këto, na doli...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
ballkanase:

ballkanás,-e, -ja f. sh. -e(t).

ballkanik:

ballkaník,-e mb. që lidhet me Ballkanin ose me vendet, popujt e shtetet e tij, i Ballkanit a i ballkanasve: Gadishulli Ballkanik; popujt ballkanikë; lufta ballkanike (hist.); gjuhësia ballkanike.

kallkanos:

kallkanós kal., -a, -ur akulloj.