Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ballist
ballist:

ballíst,-i m. sh. -ë(t) hist. anëtar i Ballit Kombëtar (organizatë politike shqiptare gjatë Luftës Nacionalçlirimtare).

ballist:

ballíst,-e mb. që lidhet me Ballin Kombëtar a me ballistët, i Ballit Kombëtar a i ballistëve: çetë balliste.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ushtarët e huaj e do t'i çojnë në vend të vet, - vazhdoi i qetë fshatari. - Por bashkë me ta do të nxjerrin edhe ballistët e vrarë e do t'i shpien prapa diellit, në vend të huaj. E vërtetë është kjo? Specialisti qeshi. - Kështu dëgjuam, - tha fshatari. - Edhe të vdekur, le të jenë bashkë, siç ishin sa qenë gjallë. Aleatë atëherë, aleatë tani. Ja, kështu thanë. Specialisti qeshi përsëri. - Nuk është e vërtetë, - tha. - Askush nuk ka ndër mend të merret me ballistët e vrarë. - Shtyje dreqin, - thirri prapë fshatari tjetër. Rrota nuk po qëndronte. Tutje lehnin qentë. Një njeri po...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
ballicë:

ballíc/ë,-a f. sh. -a(t) shami koke që mbulon edhe një pjesë të ballit.

ballinë:

ballín/ë,-a f. sh. -a(t) 1. faqja kryesore e një shtëpie; pjesa e zbukuruar mbi derë a mbi dritare; parëse. 2. faqja e parë e një libri, që ka autorin, titullin etj.

ballishtë:

ballísht/ë,-a f. sh. -a(t) shpat mali e dalë përpara: duket mirë ballishta.

ballkot:

ballkót,-i m. bot. 1. barishte njëvjeçare, me lule të verdha të mbledhura si kalli në majë; bar peshku. 2. grurë me hala të gjata e me kokrra të bardha.