Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ballinë
ballinë:

ballín/ë,-a f. sh. -a(t) 1. faqja kryesore e një shtëpie; pjesa e zbukuruar mbi derë a mbi dritare; parëse. 2. faqja e parë e një libri, që ka autorin, titullin etj.

Sinonime / Të përafërta:
parëse
Të ngjashme:
baltinë:

baltín/ë,-a f. sh. -a(t) baltak.

ballicë:

ballíc/ë,-a f. sh. -a(t) shami koke që mbulon edhe një pjesë të ballit.

zallinë:

zallín/ë,-a f. sh. -a(t) tokë e keqe me shumë zall; zallishtë.

ballist:

ballíst,-i m. sh. -ë(t) hist. anëtar i Ballit Kombëtar (organizatë politike shqiptare gjatë Luftës Nacionalçlirimtare).

ballnik:

ballník,-u m. sh. -ë(t) 1. balli i fuçisë. 2. vjet. pjesa e përkrenares që mbronte ballin. 3. fundi i baqthit.