Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë
ballíç,-e mb., edhe si em., keq. ballëdalë.
ballí,-u m. sh. -nj(të) pëllumb me pullë të kuqe në kokë.
bállas (bállazi) ndajf. përballë; haptas, sheshit, sy ndër sy: ia tha ballas.
bállc/ë,-a f. sh. -a(t) etnogr. kësulë e qëndisur grash, ballore; rrip cohe që lidhin gratë në ballë, ballore.
bállës,-i m. sh. -(it) 1. balli i djepit. 2. kurrizi i dorës.
bállëz,-a f. sh. -a(t) secili nga dy drunjtë e poshtëm të sajës, me kreun të kthyer lart.