Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës balli
balli:

ballí,-u m. sh. -nj(të) pëllumb me pullë të kuqe në kokë.

ballë:

báll/ë,-iI m. 1. pjesa e fytyrës së njeriut midis syve e flokëve ose te kafshët midis syve e brirëve: shtegu i ballit pjesa midis vetullave, balloku; rrudhat e ballit; në lule të ballit; i kërceu delli i ballit u zemërua shumë. 2. edhe sh. -ë(t), pjesa e përparme e një ndërtese, e një galerie, e një sendi etj; ballore, balle: balli i shtëpisë; ballët e krevatit (e djepit, e samarit); balli i tunelit (min.). 3. fillimi, kreu, radhët e para: balli i kopesë; balli i luftës; doli në ballë; / fig. vendi më i rëndësishëm: as në ballë, as në bisht as ndër të parët, as ndër të fundit, në mes. 3. fig. pjesa më e zgjedhur, ajka, lulja; gjëja më kryesore; kund. bisht: balli i djemve; balli i rakisë (i kazanit); balli i kombit. 4. edhe sh. -ë(t), krehër pushke me 5-6 fishekë.

ballë:

báll/ë,-iII m. sh. -ë(t) spec. njësi për të matur shkallën ose forcën e tërmetit, të erës etj.: tërmet shtatë ballë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...mendimin e shkatërrimit të saj? - Ju duhet të dini, zoti kont, - vazhdoi i huaji, - se nuk janë shpirtrat e ujit që nuk e durojnë dot urën, por shpirtrat e babëzitur për para të drejtuesve të kësaj shoqërie hajdutësh, "Lundra dhe trape". - Ho, ho, - qeshi konti. Ata thonë të njëjtën gjë për ju. Balli i kryetarit të dërgatës u mbulua me pika të vogla tëkuqe. - Ne s'kemi mbytur ndonjëherë ndonjë lundër të tyre, tha ai. - Dhe as kemi prishur ndonjë skelë të tyre. - Është e vërtetë, - tha kryezoti ynë. - Së paku unë s'kam dëgjuar ndonjë gjë të tillë. - Dhe as keni për të dëgjuar, - e ndërpreu...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...gjysmak? - tha papritur. - Si? Ç'domethënë kjo? - Ju e dini më mirë se unë. Specialisti ngriti supet. Rreth e rrotull u bë një heshtje e rëndë. - Të lutem, ma thuaj shkurt dhe qartë: kush i hapi varret para dhjetë ditësh? Njeriu i fermës e vështroi me përçmim. - Ju i hapët, - tha me zë të prerë. Balli i specialistit u mbush me djersë. - Ju të gjithë, - vazhdoi tjetri dhe tregoi me dorë varrmihësit, gjeneralin, priftin dhe shoferët. Të gjithë vështruan njëri-tjetrin. - Ku e paske gjetur këtë? - i tha dikush me zë të ulët shoferit të kamionit. - Dëgjo, - i tha specialisti, - nuk është e hijshme...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
balla:

bálla(-t) f. sh. gjysma sholle a gome për këpucë.

balle:

ballé,-ja f. sh. -(të) pjesa e sipërme trekëndëshe e ballit të shtëpisë nën dy strehët anësore, balli.

balliç:

ballíç,-e mb., edhe si em., keq. ballëdalë.