Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ballez
ballëz:

bállëz,-a f. sh. -a(t) secili nga dy drunjtë e poshtëm të sajës, me kreun të kthyer lart.

Të ngjashme:
balle:

ballé,-ja f. sh. -(të) pjesa e sipërme trekëndëshe e ballit të shtëpisë nën dy strehët anësore, balli.

ballës:

bállës,-i m. sh. -(it) 1. balli i djepit. 2. kurrizi i dorës.

kallëz:

kállëz,-a f. sh. -a(t) kalli gruri, elbi etj.: mbledh kallëzat e mbetura në arë; / mbulesa ose hala e këtij kalliri: më hyri një kallëz.

vallëz:

vállez,-a f. lëvizjet e tufës së peshqve kur lahen e rrihen.

ballë:

báll/ë,-iI m. 1. pjesa e fytyrës së njeriut midis syve e flokëve ose te kafshët midis syve e brirëve: shtegu i ballit pjesa midis vetullave, balloku; rrudhat e ballit; në lule të ballit; i kërceu delli i ballit u zemërua shumë. 2. edhe sh. -ë(t), pjesa e përparme e një ndërtese, e një galerie, e një sendi etj; ballore, balle: balli i shtëpisë; ballët e krevatit (e djepit, e samarit); balli i tunelit (min.). 3. fillimi, kreu, radhët e para: balli i kopesë; balli i luftës; doli në ballë; / fig. vendi më i rëndësishëm: as në ballë, as në bisht as ndër të parët, as ndër të fundit, në mes. 3. fig. pjesa më e zgjedhur, ajka, lulja; gjëja më kryesore; kund. bisht: balli i djemve; balli i rakisë (i kazanit); balli i kombit. 4. edhe sh. -ë(t), krehër pushke me 5-6 fishekë.