Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ballas
ballas:

bállas (bállazi) ndajf. përballë; haptas, sheshit, sy ndër sy: ia tha ballas.

Sinonime / Të përafërta:
përballë
haptas
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...s'u panë nga vanë, ujërat, me tërbim të dyfishuar, iu sulën këmbëve të gurta të pambaruara. Kishin marrë me vete jo vetëm cungje e gurë për goditje, por dhi, ujq e madje gjarpërinj të mbytur, që ngjanin krejt si emblema e shenja tmerruese të një ushtrie. Kështu, bashkarisht iu vërvitën urës ballas, u zmbrapsën, iu turrën nga e majta, i dolën nga e djathta, shkumëzuan furishëm një copë herë aty poshtë, te këmbët e saj, po këmbët e gurta as që pyetën fare. Vetëm atëherë njerëzit vunë re kryemjeshtrin, që rrinte mbi dërrasat e vendosura nga njëra këmbë te tjetra, duke ndjekur me sy renditjen...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
ballës:

bállës,-i m. sh. -(it) 1. balli i djepit. 2. kurrizi i dorës.

balla:

bálla(-t) f. sh. gjysma sholle a gome për këpucë.

atllas:

atllás,-i m. sh. -e(t) tekst. pëlhurë mëndafshi artificial, e lëmuar dhe me shkëlqim: perde atllasi.

balast:

balást,-i m. libr. 1. ngarkesë zhavorri, rëre etj., që vihet në anije e aerostate për të rregulluar nivelin e zhytjes ose të ngjitjes. 2. fig. ngarkesë e panevojshme, barrë e kotë.

balash:

balásh,-e mb., edhe si em. 1. që ka balë të bardhë në ballë, balosh; laraman: ka balash; / fig. mospërf. laraman, i përzier. 2. shar. i paturp, i pacipë.