Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ballamar
ballamar:

ballamár,-i m. sh. -ë(t) det. litar i trashë për të lidhur anijen në port, cimë.

Sinonime / Të përafërta:
cimë
Të ngjashme:
kallamar:

kallamár,-i m. sh. -ë(t) 1. zool. butak deti i ngjashëm me sepjen, por me mish më të shijshëm. 2. vjet. shishe boje shkrimi.

pallamar:

pallamár,-i m. sh. -ë(t) 1. det. litar i trashë për të lidhur anijet e lundrat në breg; litari i spirancës. 2. vithatore. 3. bot. bar i dëmshëm, me kërcell të trashë e të gjatë si të kulprës.

balsamare:

balsamár/e,-ja f. sh. -e(t) vjet. enë e vogël balte për balsam a për erëra të mira.

bullamaç:

bullamáç,-i m. qull.

pallamare:

pallamár/e,-ja f. sh. -e(t) dorezë prej druri, në të cilën futen katër gishtat e dorës së majtë, që të mos vriten nga drapri kur korrim.