Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ballafaqoj
ballafaqoj:

ballafaq/ój kal., -óva, -úar vë ballë për ballë dy veta për të nxjerrë në shesh të vërtetën; krahasoj dy gjëra, dy veta etj. për të zbuluar dallimet, për të shkëmbyer përvojën etj.; përqas.

Sinonime / Të përafërta:
përqas
Të ngjashme:
kallafatoj:

kallafat/ój kal., -óva, -úar 1. zë me shtupë a me diçka tjetër të çarat e një voze, të një barke etj.; kalpëtoj. 2. fig. mbush boshllëqet; ndreq të metat. / pës. kallafatóhet v. III.

ballafaqim:

ballafaqím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve.

ballafaqe:

ballafáqe (ballafáqas) ndajf. haptas, sheshit, sy ndër sy; ballë për ballë.