Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ballë
ballë:

báll/ë,-iI m. 1. pjesa e fytyrës së njeriut midis syve e flokëve ose te kafshët midis syve e brirëve: shtegu i ballit pjesa midis vetullave, balloku; rrudhat e ballit; në lule të ballit; i kërceu delli i ballit u zemërua shumë. 2. edhe sh. -ë(t), pjesa e përparme e një ndërtese, e një galerie, e një sendi etj; ballore, balle: balli i shtëpisë; ballët e krevatit (e djepit, e samarit); balli i tunelit (min.). 3. fillimi, kreu, radhët e para: balli i kopesë; balli i luftës; doli në ballë; / fig. vendi më i rëndësishëm: as në ballë, as në bisht as ndër të parët, as ndër të fundit, në mes. 3. fig. pjesa më e zgjedhur, ajka, lulja; gjëja më kryesore; kund. bisht: balli i djemve; balli i rakisë (i kazanit); balli i kombit. 4. edhe sh. -ë(t), krehër pushke me 5-6 fishekë.

ballë:

báll/ë,-iII m. sh. -ë(t) spec. njësi për të matur shkallën ose forcën e tërmetit, të erës etj.: tërmet shtatë ballë.

Sinonime / Të përafërta:
balloku
ballore
balle
fillimi
lulja
Antonime:
bisht
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...sallon, si zakonisht, ishte qetësi. Vetëm atje tej, në qoshe, ca djem të rinj seç tregonin dhe qeshnin herë pas here. Atyre u dukeshin vetëm shpinat. Më tutje rrinin një djalë e një vajzë, siç duket, të fejuar. Ata më tepër vështronin njëritjetrin, sesa bisedonin. Djali kishte kokë të rregullt, ballë të pjerrët e të madh dhe nofullën e poshtme të gjerë. Tip alpin, mendoi gjenerali. Pas banakut rrinte banakieri. Koka e tij e rrumbullakët dukej fare e qetë midis dy pjatave me portokaj. Hyri një burrë i imët, me një çantë në dorë dhe u ul në tryezën pranë radios. - Të zakonshmen, - i tha kamerierit...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

... Duke zbritur drejt vitit 230 dalin të dhëna të reja mbi këtë shtet. Megjithëse në vështrimin e parë kjo duket si një periudhë e errët, ajo përbën në vetvete një faqe me shumë interes në historinë ilire. Gjatë gjysmë shekulli, që nga Glaukia deri te Mytili, shteti ilir kishte mundur t’i bënte ballë me sukses agresionit të Kasandrit dhe më pas të Pirros e pasardhësit të tij. Të gjithë këta kishin dështuar në ndërmarrjet e tyre dhe më në fund qenë detyruar të hiqnin dorë prej Ilirisë. Ndërkaq gjendja në Greqi mbetej e paqëndrueshme. Sundimtarët maqedonë, Antigon Gonata dhe i biri i tij Demetri...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...Gjer në krye të Rrugës së Dibrës iu duk se kishte arritur të mos mendonte asgjë. Veç kur u gjend përbri Hotel Tiranës, me të cilin përkitej pjesa veriore e sheshit “Skënderbe”, e ndjeu më në fund ngutin përzier me panik. S'i mbetej veç të kapërcente sheshin, për t'u gjendur ballë për ballë me hyrjen e Komitetit të Partisë. Tani s'mund të hiqej as më gjakftohtë se ç'duhej e as ta përligjte gjakftohtësinë me mendimin se ndërgjegjen e kishte të qetë. Nuk kishte veçse një shesh përpara dhe, sado i gjerë të ishte ai, koha për ta kapërcyer ishte tepër e shkurtër për një njeri që e kishin thirrur...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...ushtrinë e mundur bullgare, kur pesëmbëdhjetë mijë robërve iu qenë nxjerrë sytë. (Ju e dini që ky është dënim zyrtar në Bizant, tha ai). U lanë sytë vetëm njëqind e pesëdhjetë vetave, me qëllim që të udhëhiqnin këtë armatë të verbër drejt kryeqytetit të Bullgarisë. Ditë dhe natë, me gropat e zeza në ballë, lëvizte kjo verbëri drejt vendit të vet. - Ç'tmerr, - tha Brokhardi, duke gëlltitur copëra mishi, - apo jo? Mua më dukej se, sa më shumë hante, në vend që të vinte mish, siç tha vetë me shaka, ai, përkundrazi, hollohej e zbehej më tepër. - Shtetet e mëdha edhe hakmarrjen e kanë të madhe, - tha...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...shumuar si atomet prej bërthamës së vet: Toka pjesë-pjesë n'pavarësi u ça Uji kulla prej akullit krijoi Flora i shpalli luftë Erës dhe Diellit Fauna e sulmoi edhe Zotin edhe Djallin Njerzit fyta-fyt ndër vedi thikat i ndërsyen . . . -Një diç N'buthtimin vonak mesnateve sekrete Natyrën e flliqi në ballë tri herë! (Mëkati) Edhe pse në shikim të parë poet intelektualist, që e tërheq magjia e fjalëve dhe kërshëria që ta shohë botën prej këndit të një esteticisti, Musa Ramadani në shumë raste është në gjendje ta ngrisë poaq edhe temperaturën e reagimit të vet emocional ndaj realitetit shoqëror. Për këtë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
balla:

bálla(-t) f. sh. gjysma sholle a gome për këpucë.

balle:

ballé,-ja f. sh. -(të) pjesa e sipërme trekëndëshe e ballit të shtëpisë nën dy strehët anësore, balli.

balli:

ballí,-u m. sh. -nj(të) pëllumb me pullë të kuqe në kokë.

ballo:

bállo,-ja f. sh. -(t) mbrëmje vallëzimi; vallëzim: ballo me maska: fustan balloje.