Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës balet
balet:

balét,-i m. sh. -e(t) art. 1. arti i kërcimit me figura në skenë; / pjesë teatrale e shoqëruar me muzikë, që kërcehet me figura; muzika e kësaj pjese: baleti shqiptar; baleti klasik; balet në akull; shkollë baleti. 2. trupa që kërcen pjesë të tilla.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...cili kishte dhjetë dyqane, ose ndante pleqërinë e nëntë fshatrave. Në rastin tjetër ndonjë snob të thotë: çupa ime është një hanëme e vërtetë, me pamjen dhe qëndrimin i përngjet gjyshes së vet të ndjerë, rrin dhe sillet si zonjë, ka mësuar anglishten dhe turqishten e, në kohë të fundit, po bën edhe balet. Kushedi, do të jetë balerinë ose këngëtare e operas. Për secilin snob pasardhësit e vegjël janë eksponate të mrekullueshme, xhevahirë të shtrenjtë, me të cilët del në panairin e snobizmit. Me kujdes dhe sukses të veçantë snobi ekspozohet në vendet dhe lokalet, në të cilat në raste dhe momente të...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
baltet:

bált/et vetv. v. III, -(u), -ur 1. squllet si baltë. 2. fig. humbet shijen, baritet.

alet:

alét,-i m. sh. -e(t) bised. vegël.

baltë:

balt/ë,-a f. sh. -a(t) dhe -ëra(t) 1. dhe i squllët; vend me dhe të tillë; deltinë e njomë për tulla, enë etj.; lym: baltë e kuqe; baltë e bardhë (baltë kreu) lloj deltine e bardheme, botë; poçe (tavë) balte; ngeci në baltë; këmbë për baltë, gojë për mjaltë (fj. u.) ai që punon, ka edhe të hajë. 2. edhe fig., lëndë, brumë për diçka: baltë xhamash lëndë e posaçme si brumë për të zënë anët e xhamave; baltë e dobët (fig.) njeri jo i fortë. 3. tokë, truall, dhe; / poet. toka mëmë, atdheu: ka lindur në këtë baltë. 4. fundërri, llum; papastërti: balta e veshit; / fig. keq. gjë pa vlerë; diçka e pandershme, e ndyrë: balta e turpit. 5. gjendje e vështirë, hall; gjendje e keqe a poshtëruese: ra (ngeci) në baltë; e nxori nga balta; i zoti e nxjerr gomarin nga balta (fj. u.).

baltë:

báltë (i, e) [báltër (i, e)] mb. që është prej balte a si baltë: enë të balta.

aleat:

aleát,-i m. sh. -ë(t), edhe si mb. 1. anëtar i një aleance, besëlidhës: shtete (ushtri) aleate. 2. ai që lidhet e bashkëpunon me dikë dhe e përkrah gjallërisht atë.