Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës balenë
balenë:

balén/ë,-a f. sh. -a(t) zool. kafshë gjitare e deteve dhe e oqeaneve, shumë e madhe e si peshk, që gjuhet për mishin e dhjamin e saj: balena polare (e kaltër).

Të ngjashme:
balonë:

balón/ë,-a f. sh. -a(t) 1. mjet fluturimi prej pëlhure, i fryrë me gaz të lehtë dhe i pajisur me aerostat: balonë meteorologjike; / bised. aeroplan. 2. lodër fëmijësh me fije kallamash e letër të hollë, që ngrihet në ajër: bishti (peri) i balonës. 3. spec. enë qelqi a metali si rruzull, që përdoret për lëngje ose për gaze: balonë me oksigjen.

galenë:

galén/ë,-a f. sh. -a(t) min. mineral që përmban kryesisht plumb e squfur e që mund të kapë valët elektromagnetike: radio me galenë.

talent:

talént,-i m. sh. -e(t) dhunti; prirje e aftësi e veçantë që e shquan një njeri në një fushë të caktuar; njeri i talentuar: talentet e reja.

balet:

balét,-i m. sh. -e(t) art. 1. arti i kërcimit me figura në skenë; / pjesë teatrale e shoqëruar me muzikë, që kërcehet me figura; muzika e kësaj pjese: baleti shqiptar; baleti klasik; balet në akull; shkollë baleti. 2. trupa që kërcen pjesë të tilla.

basen:

basén,-i m. sh. -e(t) ujëmbledhës; pellg.