Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës baldosë
baldosë:

baldós/ë,-a f. sh. -a(t) zool. kafshë gjitare mishngrënëse, me trup të vogël e me qime të murrme, që e bën strofkën në dhe; dosëbalë, vjedhull.

Sinonime / Të përafërta:
dosëbalë
Të ngjashme:
ballosh:

ballósh,-e mb., edhe si em., ballëgjerë.

balosh:

balósh,-e mb., edhe si em., balash1.

baltos:

baltós kal., -a, -ur 1. përbalt. 2. ngjesh me këmbë dheun e njomë dhe e bëj baltë.

balos:

balós kal., -a, -ur 1. i vë dikujt një balë; njollos. 2. fig. turpëroj, i vë njollë.

barkdosë:

barkdósë mb., edhe si em. f., shar. barkmadhe.