Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës balast
balast:

balást,-i m. libr. 1. ngarkesë zhavorri, rëre etj., që vihet në anije e aerostate për të rregulluar nivelin e zhytjes ose të ngjitjes. 2. fig. ngarkesë e panevojshme, barrë e kotë.

Të ngjashme:
balash:

balásh,-e mb., edhe si em. 1. që ka balë të bardhë në ballë, balosh; laraman: ka balash; / fig. mospërf. laraman, i përzier. 2. shar. i paturp, i pacipë.

baladë:

balád/ë,-a f. sh. -a(t) let. vjershë lirike popullore ose me frymë popullore për ngjarje legjendare a heroike: baladë për Skënderbeun; balada e murimit; / muz. pjesë me karakter tregimtar e heroik.

balosh:

balósh,-e mb., edhe si em., balash1.

balsam:

balsám,-i m. 1. bot. balç. 2. lëng me erë të mirë i disa drurëve, që përdoret në teknikë e në mjekësi. 3. fig. diçka që zbut dhembjen, ngushëllim: fjala iu bë balsam.

baltet:

bált/et vetv. v. III, -(u), -ur 1. squllet si baltë. 2. fig. humbet shijen, baritet.