Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës balash
balash:

balásh,-e mb., edhe si em. 1. që ka balë të bardhë në ballë, balosh; laraman: ka balash; / fig. mospërf. laraman, i përzier. 2. shar. i paturp, i pacipë.

Sinonime / Të përafërta:
balosh
laraman
Të ngjashme:
balast:

balást,-i m. libr. 1. ngarkesë zhavorri, rëre etj., që vihet në anije e aerostate për të rregulluar nivelin e zhytjes ose të ngjitjes. 2. fig. ngarkesë e panevojshme, barrë e kotë.

balosh:

balósh,-e mb., edhe si em., balash1.

çalash:

çalásh,-e mb., edhe si em., keq. i çalë.

abrash:

abrásh,-e mb., edhe si em., bised. 1. me flokë e vetulla të bardheme; me preka në fytyrë (për njerëz); me blana të bardha në trup e në turi (për kuaj); laraman. 2. fig. i prapë, i vrazhdë: vajzë abrashe.

babush:

babúsh,-i m. fëm. përk. baba; gjysh.