Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës balancoj
balancoj:

balanc/ój kal., -óva, -úar libr. sjell në drejtpeshim, baraspeshoj; / fig. vë në përpjesëtim të drejtë dy anë të një veprimtarie etj.: balancoj shpenzimet me të ardhurat (ek.). / pës. balancóhet v. III.

Sinonime / Të përafërta:
baraspeshoj
Të ngjashme:
zhbalancoj:

zhbalanc/ój kal., -óva, -úar libr. 1. prish drejtpeshimin; ia prish baraspeshën; kund. balancoj. 2. fin. prish balancimin ndërmjet dy anëve të një veprimtarie, ndërmjet dy degëve etj.; kund. balancoj. / pës. zhbalancóhet v. III.

balancim:

balancím,-i m. veprimi sipas foljes: balancimi i buxhetit (ek.).

avancoj:

avanc/ój jokal., -óva, -úar libr. 1. përparoj: avancoj shpejt. 2. kal. afroj afatin e përfundimit të një pune a zotohem të bëj më shumë.

balancë:

balánc/ë,-a f. sh. -a(t) libr. 1. peshore: vë në balancë. 2. baraspeshë.