Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës baladë
baladë:

balád/ë,-a f. sh. -a(t) let. vjershë lirike popullore ose me frymë popullore për ngjarje legjendare a heroike: baladë për Skënderbeun; balada e murimit; / muz. pjesë me karakter tregimtar e heroik.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...kështu me radhë deri te ndërtimi, deri te shpjegimi i zanafillës së legjendës së murimit. Pat qenë krejt e kundërt me librin "Është një urë mbi Drina", ku IvoAndriçi na tregon një urë të Bosnjës nëpër kohëra, duke respektuar rrjedhën kronologjike. Por në qendër të “Ura me tri harqe" gjendet një baladë, dhe ishte më e urtë të përqendrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës dhe shfaqjen e njëkohshme të legjendës. Për t'ia arritur këtij qëllimi, Ismail Kadareja zgjedh tonin e kronikës dhe vë në punë një rrëfimtar të veçantë, murgun Gjon. Nën zhgunin e tij është fshehur një personazh i vërtetë...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
balast:

balást,-i m. libr. 1. ngarkesë zhavorri, rëre etj., që vihet në anije e aerostate për të rregulluar nivelin e zhytjes ose të ngjitjes. 2. fig. ngarkesë e panevojshme, barrë e kotë.

balash:

balásh,-e mb., edhe si em. 1. që ka balë të bardhë në ballë, balosh; laraman: ka balash; / fig. mospërf. laraman, i përzier. 2. shar. i paturp, i pacipë.

balancë:

balánc/ë,-a f. sh. -a(t) libr. 1. peshore: vë në balancë. 2. baraspeshë.

balenë:

balén/ë,-a f. sh. -a(t) zool. kafshë gjitare e deteve dhe e oqeaneve, shumë e madhe e si peshk, që gjuhet për mishin e dhjamin e saj: balena polare (e kaltër).

balonë:

balón/ë,-a f. sh. -a(t) 1. mjet fluturimi prej pëlhure, i fryrë me gaz të lehtë dhe i pajisur me aerostat: balonë meteorologjike; / bised. aeroplan. 2. lodër fëmijësh me fije kallamash e letër të hollë, që ngrihet në ajër: bishti (peri) i balonës. 3. spec. enë qelqi a metali si rruzull, që përdoret për lëngje ose për gaze: balonë me oksigjen.