Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës balë
balë:

bál/ë,-aI f. sh. -a(t) pullë e bardhë në kokë a në trup të kafshëve, balishë, baliskë; kafshë me pulla të tilla.

balë:

bál/ë,-aII f. sh. -a(t) zool. baldosë.

balë:

bálë (i, e) [bálër (i, e)] mb. balash.

Sinonime / Të përafërta:
baliskë
baldosë
balash
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...gjuhët e sotme të Evropës, duke i marrë ato si huazime nga ilirishtja ose si të trashëguara prej saj. Shumica e tyre janë të diskutueshme, po disa kanë gjasa vërtetësie. Ndër to përmendim: lat. mannus = kalë i vogël, krhs. shqipen maz/mëz; gr. balios = i bardhë, me pulla të bardha, krhs. shqipen balë; gr. kalibe = kasollë; disa fjalë pararomane etj.. Material më të pasur jep mesapishtja e Italisë Jugore. Prej saj kanë ardhur një numër mbishkrimesh zakonisht të shkurtra e shpesh fragmentare të shek. VI-I p.e. sonë, që japin edhe fjalë, trajta e ndonjë frazë, përveç emrave të përveçëm që përmenden...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
balç:

balç,-i m. sh. -a(t) bot. barishte me gjethe të vogla, me lule të verdha e me erë të mirë, që përdoret për plagët; bar të preri, lule balsami; / lëngu i kësaj bime që përdoret për mjekim.

balo:

baló,-ja f. sh. -(t) 1. qen a ka balash; / bised. çubardh. 2. fig. njeri me damkë.

babë:

báb/ë,-a m. 1. baba. 2. bimë me farë, që pllenon një bimë tjetër.