Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bakter
bakter:

baktér,-i m. sh. -e(t) biol. organizëm shumë i vogël njëqelizor, që kalbëzon e tharbëton lëndë organike ose shkakton sëmundje të ndryshme; mikrob: bakteret e tifos.

Të ngjashme:
bakër:

bák/ër,-ri m. 1. kim. metal i kuqërremë, i butë, përcjellës i mirë i nxehtësisë dhe i rrymës elektrike (simboli Cu): bakër blister; tel (enë, monedhë) bakri; ngjyrë bakri; / kripë helmuese që formohet prej këtij metali në enët e pakallajisura. 2. sh. -ra(t) bakëre. 3. fig. keq. gjë pa vlerë: fjalë bakri fjalë të kota.

bakëre:

bakëre(-t) f. sh. enë e sende prej bakri, bakra, bakërishte: kallajisi bakëret.

bakteror:

bakterór,-e mb. libr. që lidhet me bakteret, i baktereve; që shkaktohet prej tyre: sëmundje bakterore.

baltar:

baltár,-i m. sh. -ë(t) ai që gatuan baltë për tulla, për mure etj.

baltet:

bált/et vetv. v. III, -(u), -ur 1. squllet si baltë. 2. fig. humbet shijen, baritet.