Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bakeroj
bakëroj:

bakër/ój kal., -óva, -úar 1. tek. vesh me një shtresë të hollë bakri me anë të elektrolizës. 2. fig. varfëroj krejt: e bakëroi shtëpinë.

Të ngjashme:
bakëror:

bakërór,-e mb. gjeol. që përmban bakër; / kim. i bakërt: tretësirë bakërore.

bakëros:

bakërós kal., -a, -ur i nxjerr kallajin një ene bakri, e cila zë kripë helmuese.

lakëroj:

lakër/ój kal., -óva, -úar e bëj diçka copë-copë, e gris shumë; e pres në pjesë të vogla, e grij: i lakëroi rrobat në ferra.

bakteror:

bakterór,-e mb. libr. që lidhet me bakteret, i baktereve; që shkaktohet prej tyre: sëmundje bakterore.

paketoj:

paket/ój kal., -óva, -úar e mbështjell me diçka të fortë dhe e bëj pako; e fut në kuti të vogël a në paketë: paketoj librat; paketoj cigaret. / pës. paketóhet v. III.