Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bakelit
bakelit:

bakelít,-i m. lëndë plastike, që përdoret për të bërë sende të ndryshme dhe si veçues: dorezë bakeliti.

Të ngjashme:
satelit:

satelít,-i m. sh. -ë(t) 1. trup qiellor që rrotullohet rreth një planeti a rreth një ylli: Hëna është satelit i Tokës. 2. aparaturë e posaçme elektronike e lëshuar në orbitë rreth Tokës ose rreth një trupi tjetër qiellor për vëzhgime e për studime shkencore, për ndërlidhje etj.: satelit artificial. 3. edhe si mb., fig. keq. shtet që ndjek në mënyrë të verbër politikën e një shteti tjetër: vende (qeveri) satelite.

bakërim:

bakërím,-i m. veprimi sipas foljeve: reparti i bakërimit.

bakërt:

bákërt (i, e) mb. 1. që është prej bakri: kazan (tigan) i bakërt. 2. i kuqërremë: flokë të bakërt.