Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bakallëk
bakallëk:

bakallë/k,-ku m. kryes. sh. -qe(t) vjet. sendet që shiste bakalli; puna e bakallit.

Të ngjashme:
baballëk:

baballëk,-e mb., edhe si em., bised. i shtruar, shpirtmirë e i patëkeq; babaxhan: njeri baballëk.

bakall:

bak/áll,-álli m. sh. -énj(të) dhe -áj(të) vjet. shitës ushqimesh e sendesh të vogla shtëpiake: defter bakalli (keq.) regjistër i shkarravitur, i vjetër e i fëlliqur: letër bakalli (keq.) shkresë a letër e keqe, e shkarravitur dhe e zhubravitur.

batallës:

batállës,-e mb., edhe si em., bised. që rri pa punë, që sillet kot.

hamallëk:

hamallë/k,-ku m. sh. -qe(t) bised. puna që bën hamalli; pagesa për këtë punë: / edhe fig., punë krahu e rëndë; punë e mërzitshme dhe pa ndonjë fitim: ishte një hamallëk për mua.

agallëk:

agallëk,-u m. bised. keq. sjellje a qëndrim prej agai.