Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bakall
bakall:

bak/áll,-álli m. sh. -énj(të) dhe -áj(të) vjet. shitës ushqimesh e sendesh të vogla shtëpiake: defter bakalli (keq.) regjistër i shkarravitur, i vjetër e i fëlliqur: letër bakalli (keq.) shkresë a letër e keqe, e shkarravitur dhe e zhubravitur.

Të ngjashme:
batall:

batáll,-e mb. bised. 1. që nuk hyn në punë për asgjë, i pavlefshëm; i papërdorshëm; / i papunuar, djerr: mall batall; tokë batalle. 2. fig. i trashë e i ngathët: batall nga mendja.

çakall:

çak/áll,-álli m. sh. -áj(të) dhe -éj(të) 1. zool. kafshë grabitqare, më e vogël se ujku e me qime të kuqërreme, që angullin fort: tufë çakejsh; çakalli bëri kërdinë, ujkut i doli nami (fj. u.). 2. fig. keq. njeri gjakpirës; ai që bërtet fort e kërcënon të tjerët.

batall:

batáll ndajf. kot; pa punë: na la batall; e bëri batall e prishi, e nxori jashtë përdorimit.

bakallëk:

bakallë/k,-ku m. kryes. sh. -qe(t) vjet. sendet që shiste bakalli; puna e bakallit.

cakull:

cáku/ll,-lli m. sh. -j(t) cakë.