Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bakëror
bakëror:

bakërór,-e mb. gjeol. që përmban bakër; / kim. i bakërt: tretësirë bakërore.

Të ngjashme:
bakëroj:

bakër/ój kal., -óva, -úar 1. tek. vesh me një shtresë të hollë bakri me anë të elektrolizës. 2. fig. varfëroj krejt: e bakëroi shtëpinë.

bakërore:

bakërór/e,-ja f.sh. -e(t) enë bakri.

bakëros:

bakërós kal., -a, -ur i nxjerr kallajin një ene bakri, e cila zë kripë helmuese.

bakteror:

bakterór,-e mb. libr. që lidhet me bakteret, i baktereve; që shkaktohet prej tyre: sëmundje bakterore.

lakror:

lakrór,-i m. sh. -ë(t) gjell. byrek me lakra, me presh, me kungull etj.: lakror me spinaq (me qepë, me hithra); gjalpi në lakror bie (fj. u.).