Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bakëroj
bakëroj:

bakër/ój kal., -óva, -úar 1. tek. vesh me një shtresë të hollë bakri me anë të elektrolizës. 2. fig. varfëroj krejt: e bakëroi shtëpinë.

Të ngjashme:
bakëror:

bakërór,-e mb. gjeol. që përmban bakër; / kim. i bakërt: tretësirë bakërore.

bakëros:

bakërós kal., -a, -ur i nxjerr kallajin një ene bakri, e cila zë kripë helmuese.

lakëroj:

lakër/ój kal., -óva, -úar e bëj diçka copë-copë, e gris shumë; e pres në pjesë të vogla, e grij: i lakëroi rrobat në ferra.

aktroj:

aktr/ój jokal., -óva, -úar teatr. luaj në teatër.

bakërore:

bakërór/e,-ja f.sh. -e(t) enë bakri.