Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bakër
bakër:

bák/ër,-ri m. 1. kim. metal i kuqërremë, i butë, përcjellës i mirë i nxehtësisë dhe i rrymës elektrike (simboli Cu): bakër blister; tel (enë, monedhë) bakri; ngjyrë bakri; / kripë helmuese që formohet prej këtij metali në enët e pakallajisura. 2. sh. -ra(t) bakëre. 3. fig. keq. gjë pa vlerë: fjalë bakri fjalë të kota.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...përfshin një kohë që fillon nga mijëvjeçari i shtatë dhe mbaron nga fundi i mijëvjeçarit të katërt p.e. sonë. Arkeologjikisht neoliti ndahet në tri periudha të mëdha: e hershme, e mesme dhe e vonë. Në këtë të fundit përfshihet dhe periudha e bakrit ose eneoliti (nga bashkimi i fjalës lat. eneos - bakër dhe greq. lithos - gur), që përbën etapën e fundit dhe kalimtare për epokën e bronzit. Në këta tridhjetë vjetët e fundit janë zbuluar e gërmuar një numër i madh vendbanimesh neolitike me shtrirje gati në tërë territorin e Shqipërisë, si në Maliq, në Cakran, në Vashtëmi, në Burimas, në Podgorie...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
badër:

bád/ër,-ra f. sh. -ra(t) bot. 1. barishte shumëvjeçare, me rrënjë si qepujkë e me gjethe si të preshit, që çel lule të bardha në pranverë; presh i egër: badra e malit; badër uji. 2. shpatore, luleshpatë.

bafër:

báf/ër,-ra, f. sh. -ra(t) bot. qelbës.

bakëm:

bakëm,-i m. sh -e(t) 1. bot. dru i vendeve të nxehta, me trung të fortë e të kuq. 2. ashkla të këtij druri që përdoren për të ngjyer; boja e kuqe që del prej tyre.

bakëre:

bakëre(-t) f. sh. enë e sende prej bakri, bakra, bakërishte: kallajisi bakëret.

bakërt:

bákërt (i, e) mb. 1. që është prej bakri: kazan (tigan) i bakërt. 2. i kuqërremë: flokë të bakërt.