Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bajzë
bajzë:

bájz/ë,-a f. sh. -a(t) zool. rosë e egër me trup të vogël, me sqep e me bark të bardhë, që rron buzë ujërave; balushë.

Sinonime / Të përafërta:
balushë
Të ngjashme:
bajgë:

bájg/ë,-a f. sh. -a(t) 1. jashtëqitja e kafshëve të mëdha: gardh i lyer me bajga. 2. thjesht. shar. njeri i ndyrë e i pavlerë.

vajzë:

vájz/ë,-a f. sh. -a(t) 1. fëmijë femër; femër deri në moshën e pjekurisë a e pamartuar: vajzë e vogël; konvikt vajzash; vajzë e lashtë lëneshë; lindi vajzë 2. fëmijë femër kundrejt prindit të vet: vajzë e vetme; vajzë në (për) shpirt vajzë e bijësuar. 3. si mb. f. e virgjër.

bazë:

báz/ë,-a f. sh. -a(t) 1. pjesa e poshtme e një trupi, mbi të cilën ky mbështetet diku. 2. gjeom. brinja e një figure ose sipërfaqja e një trupi, mbi të cilën ngrihet pingul lartësia: baza e trekëndëshit (e piramidës). 3. parim themelor a tërësi parimesh ku mbështetet një shkencë etj.; njohuritë themelore të një fushe të dijes: bazat e astronomisë; hodhi bazat e kimisë; arsyetim pa baza; flet pa baza; në bazë të … (mbi bazën e …) duke u mbështetur në …, sipas …4. tërësia e sendeve dhe e kushteve të domosdoshme për një veprimtari; qendër me mjetet e nevojshme për një punë: bazë teknike (mësimore); bazë detare (ajrore, bërthamore) (usht.). 5. ek. tërësia e marrëdhënieve në prodhim, që i përgjigjen shkallës së zhvillimit të forcave prodhuese të shoqërisë në një periudhë historike: baza ekonomike; baza dhe superstruktura. 6. organet më të ulëta të administratës, ndërmarrjet a institucionet vartëse, rrethet etj. kundrejt organeve drejtuese të qendrës: punonjësit e bazës; zbres në bazë. 7. vend strehimi i përkohshëm: bazë ilegale. 8. diçka që merret si pikënisje, si masë etj.; pjesa kryesore e diçkaje: bazë e një sistemi numërimi. 9. kim. bashkim kimik, që me acide jep kripëra dhe ujë. 10. si mb. kryesor, themelor: tekst bazë; parime bazë; rroga bazë.

bajat:

baját,-e mb. bised. 1. i ndenjur, i ndiçëm; kund. i proshkët, i freskët: gjellë bajate. 2. fig. që i ka dalë boja e është bërë i mërzitshëm nga përsëritja e shpeshtë; i pavlerë: njeri bajat; shpifje bajate.

backë:

báck/ë,-a f. sh. -a(t) gropëz në mes të leqeve të këmbëve.