Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bajram
bajram:

bajrám,-i m. fet. secila nga dy festat kryesore të myslimanëve pas ramazanit: Bajrami i madh (i vogël).

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...bashkëkohor të f let se si të parët e tij janë shquar në luftërat kundër pushtuesve turq dhe armiqve të tjerë të shqiptarëve, se si prej shtëpisë së tij kanë dalë burra të njohur, trima të mëdhenj, se si dikush prej të parëve të tij ishte bashkëpunëtor ose i Abdyl Frashërit, ose i Abdullah Drenit, ose i Bajram Currit ose, më në fund, i Ahmet Zogut. Në qoftë se të parët e tij janë dalluar në hajni, cubni, hakmarrje dhe krime të tjera atëherë snobi të thotë se të gjitha këto ata i kanë bërë për qëllime më të larta kombëtare apo fisnore. Snobi që në asnjë mënyrë nuk mund të jetë „fisnik" në linjën e babajt...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
bajrak:

bajrá/k,-ku m. sh. -kë(t) dhe -qe(t) 1. vjet. flamur; / etnogr. shami e madhe me lule e xhufka, që e mbajnë krushqit si flamur kur marrin nusen. 2. fig. njeri me trup të drejtë e të bukur; ai që shquhet mbi të tjerët nga bukuria e trupit. 3. hist. njësi ushtarake e më vonë administrative në ndarjen tokësore të disa krahinave të Shqipërisë, në vend të organizimit fisnor patriarkal.

bajame:

bajám/e,-ja f. sh. -e(t) 1. pemë që çel herët në pranverë dhe lidh kokrra vezake me lëvozhgë të fortë e me thelb të ëmbël; fryti i kësaj peme: bajame me kripë; vaj bajame.h; me sy si bajame. 2. sh. anat. dy gjëndra vezake në anët e grykës, rrëzë gjuhës: hoqi bajame.; / mjek. pezmatim a qelbëzim i këtyre gjëndrave.

bajgan:

bajgán,-e mb., edhe si em., i ndotur me bajga; i pistë.

bajmak:

bajmák,-e mb., edhe si em., bised. 1. që i hedh këmbët anash a i përpjek kur ecën; i shtrembër: kalë bajmak; grua bajmake. 2. fig. budalla; torollak.

balsam:

balsám,-i m. 1. bot. balç. 2. lëng me erë të mirë i disa drurëve, që përdoret në teknikë e në mjekësi. 3. fig. diçka që zbut dhembjen, ngushëllim: fjala iu bë balsam.