Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bajrakas
bajrakas:

bajrákas ndajf. flamuras: luajnë bajrakas.

Sinonime / Të përafërta:
flamuras
Të ngjashme:
bajraktar:

bajraktár,-i m. sh. -ë(t) 1. vjet. flamurtar; / etnogr. krushku i parë ose ai që mban bajrakun e dasmës. 2. hist. kreu i bajrakut: kullat e bajraktarit. 3. keq. njeri i ashpër e mendjemadh, që i pëlqen të sundojë e të urdhërojë; ai që drejton me metoda të vjetruara e patriarkale.

bajrak:

bajrá/k,-ku m. sh. -kë(t) dhe -qe(t) 1. vjet. flamur; / etnogr. shami e madhe me lule e xhufka, që e mbajnë krushqit si flamur kur marrin nusen. 2. fig. njeri me trup të drejtë e të bukur; ai që shquhet mbi të tjerët nga bukuria e trupit. 3. hist. njësi ushtarake e më vonë administrative në ndarjen tokësore të disa krahinave të Shqipërisë, në vend të organizimit fisnor patriarkal.

barkas:

bárkas (bárkazi) ndajf. shtrirë me bark përtokë: ra barkas; zvarritej barkas.