Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bajonetë
bajonetë:

bajonét/ë,-a f. sh. -a(t) 1. armë e ftohtë si thikë e gjatë, që mbërthehet në pushkë ose mbahet në brez: plagë bajonete; i shkuan në bajonetë (fig.) i vranë. 2. fig. forcë ushtarake, dhunë e armatosur: me forcën e bajonetës. 3. ndërt. gozhdë e gjatë petake për të mbërthyer kornizat e dyerve e të dritareve.

Të ngjashme:
majonezë:

majonéz/ë,-a f. sh. -a(t) gjell. salcë e gatuar me të bardhën e vezës, me vaj dhe me lëng limoni; sallatë e përzier me këtë salcë: një pjatë me majonezë.