Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bajloz
bajloz:

bajlóz,-i m. sh. -ë(t) 1. vjet. ambasador. 2. mit. vigan që vinte nga deti e bënte të këqija (në legjendat e rapsoditë popullore shqiptare): bajlozi i zi.

Sinonime / Të përafërta:
ambasador
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...bij të një nëne që urdhëron shtëpinë dhe e marrin fuqinë prej zanave. Tipari matriarkal i figurave mitologjike të epikës legjendare theksohet nga fryma e përgjithshme e rapsodisë së njohur të Gjergj Elez Alisë. Janë gjurmuar e janë gjetur gjurmë të kulturës bizantine, si kërkimi i haraçit nga bajlozi « tim për tim » (oxhak për oxhak). Por, në thelbin e vet, burimi tragjik i rapsodisë së Gjergj Elez Alisë është mbarimi i epokës së flijimit të njeriut (gruas) për një vepër, për një fushatë apo për haraç. Gjergj Elez Alia amniston përgjithnjë gruan nga flijimi. Karakteri ktonik (tokësor) i hyjnive...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bajgon:

bajg/ón jokal. dhe kal. v. III, -ói, -úar bajgos.

bajgos:

bajgós jokal. dhe kal. v. III, -i, -ur bën bajga; fëlliq a fëlliqet me bajga.

ballëz:

bállëz,-a f. sh. -a(t) secili nga dy drunjtë e poshtëm të sajës, me kreun të kthyer lart.

ballok:

ballók,-u m. shtegu i ballit.

ballor:

ballór,-e mb. 1. anat. që lidhet me ballin, i ballit: kocka ballore. 2. që ndodhet në radhët e para a në ballë: faqja ballore e ndërtesës. 3. që bëhet ballë për ballë; që bëhet në ballë të gjerë: mësymje ballore.