Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bajatet
bajatet:

baját/et vetv. v. III, -(u), -ur bised. bëhet i ndiçëm, nis të prishet: është bajatur gjella.

Të ngjashme:
baritet:

barít/et vetv. v.III, -(u), -ur humbet shijen, bëhet i bartë: u barit gjella.

lakatet:

lakátet vetv. v. III e lakat: u lakat trikoja.

bajame:

bajám/e,-ja f. sh. -e(t) 1. pemë që çel herët në pranverë dhe lidh kokrra vezake me lëvozhgë të fortë e me thelb të ëmbël; fryti i kësaj peme: bajame me kripë; vaj bajame.h; me sy si bajame. 2. sh. anat. dy gjëndra vezake në anët e grykës, rrëzë gjuhës: hoqi bajame.; / mjek. pezmatim a qelbëzim i këtyre gjëndrave.

baltet:

bált/et vetv. v. III, -(u), -ur 1. squllet si baltë. 2. fig. humbet shijen, baritet.

bajat:

baját,-e mb. bised. 1. i ndenjur, i ndiçëm; kund. i proshkët, i freskët: gjellë bajate. 2. fig. që i ka dalë boja e është bërë i mërzitshëm nga përsëritja e shpeshtë; i pavlerë: njeri bajat; shpifje bajate.