Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bajat
bajat:

baját,-e mb. bised. 1. i ndenjur, i ndiçëm; kund. i proshkët, i freskët: gjellë bajate. 2. fig. që i ka dalë boja e është bërë i mërzitshëm nga përsëritja e shpeshtë; i pavlerë: njeri bajat; shpifje bajate.

Të ngjashme:
hajat:

haját,-i m. sh. -e(t) 1. shesh i shtruar dhe i mbuluar para ose pas portës a pas derës së hyrjes, treme: hajati i shtëpisë (i kishës). 2. bised. ahur; qilar: futi qerren në hajat.

bacan:

bacán,-i m. sh. -ë(t) 1. dash me turi të bardhë. 2. fig. djalë i urtë.

bajame:

bajám/e,-ja f. sh. -e(t) 1. pemë që çel herët në pranverë dhe lidh kokrra vezake me lëvozhgë të fortë e me thelb të ëmbël; fryti i kësaj peme: bajame me kripë; vaj bajame.h; me sy si bajame. 2. sh. anat. dy gjëndra vezake në anët e grykës, rrëzë gjuhës: hoqi bajame.; / mjek. pezmatim a qelbëzim i këtyre gjëndrave.

bajamtë:

bajámtë (i, e) mb. i përgatitur me bajame: llokume të bajamta.

bajatet:

baját/et vetv. v. III, -(u), -ur bised. bëhet i ndiçëm, nis të prishet: është bajatur gjella.