Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bajame
bajame:

bajám/e,-ja f. sh. -e(t) 1. pemë që çel herët në pranverë dhe lidh kokrra vezake me lëvozhgë të fortë e me thelb të ëmbël; fryti i kësaj peme: bajame me kripë; vaj bajamesh; me sy si bajame. 2. sh. anat. dy gjëndra vezake në anët e grykës, rrëzë gjuhës: hoqi bajamet; / mjek. pezmatim a qelbëzim i këtyre gjëndrave.

Të ngjashme:
bajamtë:

bajámtë (i, e) mb. i përgatitur me bajame: llokume të bajamta.

bajatet:

baját/et vetv. v. III, -(u), -ur bised. bëhet i ndiçëm, nis të prishet: është bajatur gjella.

bajmak:

bajmák,-e mb., edhe si em., bised. 1. që i hedh këmbët anash a i përpjek kur ecën; i shtrembër: kalë bajmak; grua bajmake. 2. fig. budalla; torollak.

bajram:

bajrám,-i m. fet. secila nga dy festat kryesore të myslimanëve pas ramazanit: Bajrami i madh (i vogël).

banane:

banán/e,-ia f. sh. -e(t) bot. pemë e vendeve të nxehta, që bën fruta si trangull, me lëkurë të verdhë kur piqen e me tul të ëmbël; fruti i saj: ngjyrë bananeje; republika e bananeve (libr. përç.) vend a shtet shumë i dobët ekonomikisht e ushtarakisht, pa prestigj, vasal i një fuqie tjetër.